Mercedes ndryshon emrin

Daimler AG është prodhuesi gjerman i veturave i themeluar në vitin 2008, me bashkimin e gjigantit gjerman Daimler-Benz me atë amerikan Chrysler.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Kallenius, po kryen një lloj ristrukturimi të kompanisë që e filloi në fund të vitit të kaluar kur edhe u nda nga bashkëpunimi me Daimler Truck.

Prej atëherë kanë ekzistuar dy kompani të ndara, e Mercedes-Benz tani do të koncentrohet më shumë në punën me vetura dhe furgonë.

Ndryshe Daimler Motoren Gesellschaft vepron nga viti 1890, kurse më 1926 bashkoi forcat si Benz & Cie, ku më vonë u themelua edhe Daimler-Benz. Tani Damiler i përket historisë.