Mëso se si të prezantohesh në fillim të intervistës së punës

Zakonisht pyetja e parë e intervistuesve është të flisni rreth vetes. Këtë pyetje pothuajse të gjitha kandidatët e presin që t’ju bëhet, madje ju duket fare e lehtë. E kush i njeh më mirë se sa vetveten?! Por, kur përballen me intervistuesit në fund, e gjejnë vetën duke “ u mbytur” në numrin e madh të informacioneve që mund t’i japin për veten.

Një gjë duhet të bëhet e qartë: Përshkrimi i vetes nuk është temë e lirë që ta jep shefi. Planifikimi është çelësi. Prandaj, rezulton që kjo pyetje nuk është edhe aq e lehtë. Çka i intereson dhe çfarë nuk i intereson shefit? Ja ku e keni përgjigjen!

Si ta përshkruani veten te punëdhënësi potencial?

Hidhni në pah aftësitë tuaja

Kjo pyetje nuk është mundësia jote për t’i ndarë detajet personale. Përgjigjja si “Jam bashkëshorti dhe babai më i lumtur i tre fëmijëve të shëndoshë” nuk do të thotë asgjë për punën në të cilën keni aplikuar. Në vend që të filloni ta tregoni historinë tuaj të jetës, flisni për cilësitë dhe tiparet që i zotëroni e që përputhen me punën në të cilën keni aplikuar!

Zgjidhni me kujdes fjalët kyçe

Çelësi i parë i suksesit është që t’i shfrytëzoni postimet e punës, madje ato janë thesare që pakkush i din. Aty fshehën fjalët kryesore që punëdhënësit duan që t’i dëgjojnë. Shumica e tyre i rendisin se cilat aftësi po i kërkojnë kompanitë për punësime të mundshme. Për shembull, nëse një postim pune thotë që kandidatët duhet që të kenë aftësi në zgjidhjen e problemeve, duhet ta përfshini atë kur e përshkruani veten.

“Për kah natyra jam person që i zgjidhë shumë problemet, qofshin ato materiale apo mes personave. Qëllimi im është te jem i afërt me klientët dhe problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe në mënyrën më të mirë.”

Për t’jua lehtësuar edhe më shumë Akademi Pune i ka renditur një numër aftësish të buta që punëdhënësit i kërkojnë zakonisht nga kandidatët e tyre.

  • Ndershmëria
  • Iniciativa
  • Besueshmëria
  • Siguria
  • Adaptimi
  • Profesionalizmi
  • Përqendrimi
  • Puna në ekip
  • Komunikimi oral
  • Komunikimi në të shkruar
  • Shprehi të të lexuarit
  • Respekti
  • Mendimi kritik
  • Llogaritjet
  • Planifikimi dhe organizimi
  • Kreativiteti dhe inovacioni
  • Mos u turpëroni ta tregoni veten

Mbase jeni persona modestë dhe nuk dëshironi që të dukeni mendjemëdhenj me deklaratat tuaja, mos harroni që qëllimi i intervistës është ta tregoni veten dhe të lini përshtypje te intervistuesit. Prandaj, largojeni atë mendim nga mendja e, në vend të kësaj mendoni sesi ta promovosh veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është thelbësore për një intervistë.

Mbani një qëndrim të mirë dhe bëni pohime pozitive dhe jo negative në mënyrë që të krijoni përshtypje të mirë te punëdhënësi i ardhshëm!

Shembull:

“Do ta përshkruaja veten si një person shumë të organizuar për nga natyra. Kjo më shërbeu shumë edhe në punën time të kaluar, njëjtë si në çdo punë tjetër që nga fillimi im i karrierës. Aty vëmendja ime ndaj detajeve bëri që kompania të kursente shuma të mëdha parash. Po ashtu, jam e mirë në krijimin e sistemeve që e ndihmon ekipin për të qëndruar të organizuar.”

“Unë në zemër jam një person që bëj për njerëzit. Në punën time të fundit mora një departament që kishte qarkullim të lartë. Isha në gjendje të përmirësoja mbajtjen duke ofruar orare fleksibile të punës, duke ofruar një mjedis të rehatshëm pune dhe duke i lavdëruar punonjësit për arritjet e tyre.”

Kërkesa nga rekruterët që kandidatët ta përshkruajnë veten, sigurisht që do të vazhdojë edhe me pyetje të tjera, në lidhje me pikat e forta, të dobëta, e deri të hobit.