Ministria e Infrastrukturës: Nga nesër nis devijimi i trafikut te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është bërë me dije së në vijim të punimeve për zbatimin e projektit në objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta–Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3“ në datën 29.10.2022 do të kryhet devijimi i trafikut i ndarë në dy faza:

Faza e parë

Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”.

Për autometjet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta “aksi kryesor” nuk do të ketë  ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore.

Faza e dytë

Pas mbarimit të fazës së parë do t’ju paraqesim edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.