Nafta bie sërish në Shqipëri – Çmimi shkon nga 211 lekë dje në 203 lekë sot

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga kryeministri Edi Rama është bërë me dije se Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur një çmim të ri për hidrokarburet.

Referuar njoftimit të kryeministrit Rama çmimi i naftës nga 16-21 Marsi do të tregtohet me 203 lekë për litër.

Një ditë më parë u njoftua se çmimi i naftës u tregtuar me 211 lekë për litër.

Aktualisht bordi vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë  për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022, të  jetë 203 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të  jetë 206 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të jetë I pandryshueshëm 93  lekë/litri.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.