Ndryshon skema e financimit për peshkimin – Interesi i ulët/ Zgjerohet mbështetja, dyfishohet fondi për rinovimin e anijeve!

Për shkak të interesit të ulët për aplikime me qëllim financimin e sektorit të peshkimit, me vendim të posaçëm, qeveria ka ndryshuar këtë skemë. Kështu, referuar vendimit,  masa maksimale e përfitimit për rinovimin  infrastrukturës së anijes së peshkimit, për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar thuajse është dyfishuar, nga 7.25 milionë lekë që ishte deri më tani  në 13.5 milionë lekë.

Konkretisht, masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 13. 5 milionë lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20  milionë lekë për subjekt.  Në këtë masë janë prekur dhe përcaktuar konkretisht vlerat e vëna në dispozicion për çdo rinovim të bërë, të cilat kanë pësuar rritje.

Kështu, për lerjen dhe instalimin e motorit kryesor, financimi është jo më shumë se 7 milionë) lekë; Për blerjen e pjesëve të këmbimit për motor, jo më shumë se 3.5 milionë lekë; Për blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar),  jo më shumë se 1 milion lekë; për Blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, jo më shumë se 3.5 milionë lekë. v. Dokimi periodik i anijes, jo më shumë se 3 milionë lekë dhe riparim i përgjithshëm i anijes,  jo më shumë se 9 milionë lekë.