Në pension para kohe, papunësia po detyron shumë shqiptarë “të pleqërojnë” pa arritur moshën

“Në pension” pa arritur moshën. Është kjo “drama” me të cilën përballen shumë shqiptarë, që për shkak të papunësisë, jetesa iu është kthyer si të ishin duke pleqëruar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, papunësia në grupmoshën nga 30 deri në 64 vjeç në tremujorin e dytë arriti në 9,4 për qind, duke u rritur me 0,4 për qind krahasuar me periudhën paraardhëse.

Ndonjëherë, shkak i papunësisë bëhet edhe mentaliteti patriarkal në familje. Për shumëkënd, papunësia do të thotë varfëri.

Sipas INSTAT, nga totali i popullsisë ekonomikisht joaktive, 18,1 % bën detyra shtëpiake, 11,5 % në pension ose pension të parakohshëm, 10,7 % në paaftësi të përhershme ndërsa 11,6 % nuk kanë besim se do gjejnë punë.