Nje intervistë pa filtra e supermamit Dojna. Ja pse nuk do i vendosja birit tim emrin e babait që nuk jeton më

Për katër muaj Dojna Mema e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë. Ajo u shfaq vetë e dyte në ekran duke prezantuar “Big Brother VIP Fans Club” dhe askush nuk dyshoi. Mirëpo, tanimë që e bëri publik lajmin nuk mund tu shpëtojë pyetjeve rreth shtatzënisë. Dojna ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku ka folur rreth pritjes së ëmbël.

Dojna Mema shtatzënë për herë të parë, ndan me ndjekësit videon me barkun e  rrumbullakosur - Shqiptarja.com

Dikush e ka pyetur atë për emrin që do i vendosë të birit dhe nëse do ketë lidhje me babain e saj të ndjerë, por Dojna e ka mohuar diçka të tillë.

Babit nuk i ka pëlqyer asnjëherë emri i tij prandaj jam e sigurt 100% se nuk do donte ai i pari. Unë dhe Vlashenti i kemi humbur baballarët në një vit diferencë nga njëri-tjetri por nuk do donim që emri i çunit të lidhej as me babin tim as me tijin. Ai do të rritet me historinë e gjyshërve të tij, e do të dijë gjithçka për ta, por nuk ka përse të mbajë mbi supe peshën e emrit te tyre sepse ka identitetin e tij. Të paktën ne e mendojmë kështu”– ka qenë kjo përgjigja e moderatores.

Ndërkohë sa i përket pyetjes se si e mori vesh që ishte shtatzënë, ajo është përgjigjur shkurt: Siç e marrin vesh të gjithë me një test.

Shumë mund të pyesin nëse ajo do jetë më pjesë e ekranit dhe përgjigja është PO. “Sigurisht që do të jem pjesë e ekranit sepse profesioni imi parë mbetet prezantuese pavarësisht se jam angazhuar edhe në fusha të tjera. Megjithatë, duke qenë se kjo është shtatzënia ime e parë kam zgjedhur që këtë periudhë ta shijojë sa më shumë duke u kujdesur për vete dhe për bebin.”- është përgjigjur Dojna. Këtë vit ajo ishte moderatore e “Big Brother Fan Club” andaj ka dyshime se rikthimi i saj do jetë në këtë emision në fund të këtij viti në edicionin e dytë të reality-show.

Javën që lamë pas ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan dashurine e tyre ne martese. Dojna ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.

Dojna zgjodhi të veshë një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi jo dhe aq klasik nisur nga modeli i veçantë i xhaketës dhe pantallonat e gjera.

Moderatorja e bëri publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë. Çifti nisën një romancë pas kësaj interviste dhe e mbajtën të fshehtë për disa kohë, derisa lidhja e tyre u zbulua nga ndjekësit teksa ata e konfirmuan vetëm në 2020. Në intervista të ndryshme Dojna nuk e ka fshehur dëshirën për tu bërë nënë duke u shprehur se e pret me padurim këtë moment

Nga ndjesitë e shtatzënisë te nepsi, Dojna Mema - Syri | Lajmi i fundit