Një virus i ri po sulmon smartphone-t dhe boshatis llogaritë bankare. Çfarë duhet të bëni

Një virus i ri ka vënë në shenjestër smartphon-ët Android, me objektiv vjedhjen e fondeve nga aplikacionet financiare që përdoret nga viktimat. Virusi quhet Brata dhe është evidentuar për herë të parë në vitin 2019, nga ekspertët e sigurisë së Kaspersky.

Por në ditët e fundit kompania ‘Cleafy Labs’ ka konstatuar një përhapje të rrezikshme të tij nëpër Europë.

Këshillat për të mos rënë pre e këtij mashtrimi janë të njëjtat: shmangni hapjen e linqeve që ju vijnë në mesazhe, chate, edhe pse në dukje janë dërguar nga institute bankare dhe mos instaloni aplikacione që janë jashtë ‘Play Store’ të  Android.