“Parajsa në tokë”, ja vilat në ishullin ekzotik ku mund të ‘arratiseni’ një fundjavë

Sheshi i lojërave i miliarderit Richard Branson është pritur mirë nga të gjithë. Ai quhet Moskito Island dhe vizitorët mund të akomodohen në një nga tre pronat luksoze. Njëra prej tyre është ‘Branson Estate’ e cila u dha me qera në fillim të vitit të kaluar. Më pas iu shtuan dy të tjerat ‘Oasis Estate’ dhe ‘Point Estate’.

Oasis Estate ka nëntë dhoma dhe është e shtrirë në 50.5 hektarë. Prona me tetë dhoma gjumi përbëhet nga një shtëpi qendrore dhe disa bujtina të pavarura.

Të gjithë mysafirët në Moskito Island ndajnë përdorimin e fushave të tenisit, të cilat janë të dizajnuara në të njëjtin stil si ato në Necker Island – shtëpia e turneut ekskluziv të Necker Cup.