Per herë të parë Victoria’s Secret me një model mashkull, ja cili është ai

Victoria’s Secret ka emëruar aktorin e njohur të serialit “Never Have I Ever” Darren Barnet si ambasadorin e parë të markës së saj të gjinisë mashkullore.

Barnet, i cili luan rolin e Paxton Hall-Yoshida në serialin e prodhuar Netflix, shfaqet në fushatën më të fundit për markën VS’ Pink, me stile sportive nga koleksioni i saj i ri “Gender Free” me pantallona të shkurtra, bluza casual.

“Ne jemi shumë të lumtur për të shpallur këtë partneritet sepse Darren është një model kaq pozitiv për adoleshentët dhe të rinjtë,” tha CEO e Pink Amy Hauk në një deklaratë për shtyp.

“Ndërsa fokusohemi në zgjerimin e ofertave tona pa u bazuar gjini dhe vazhdojmë të evoluojmë si markë, duam të sigurojmë që partnerët tanë jo vetëm të përfaqësojnë diversitetin e klientëve tanë, por edhe të mishërojnë individualitetin dhe vetëbesimin”, shtoi ai.

Nga ana tjetër Barnet shprehet se të luaj rolin e një gjimnazisti në serialin ‘’Never Have I Ever’’ e ka ndihmuar atë të kuptoj se çfarë do të thotë të jesh ndryshe nga të tjerët dhe thekson se është mjaft e rëndësishme që njerëzit të të pranojnë për atë që realisht je.

“Xhirimet e serialit ‘Never Have I Ever’ më kthen padyshim në ditët e shkollës së mesme dhe më kujton pasiguritë dhe problemet me të cilat përballemi si të rinj. E di se ndjenjën të mos përshtatesh me të tjerët dhe sa e rëndësishme është të ndihesh i mbështetur dhe i pranuar për atë që je”, tha Barnet.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij personale në ”Instagram” aktori u shpreh se ndihet shumë i emocionuar që është pjesë e markës. Ndër të tjera ai theksoi se me anë të kësaj fushatetë kenë mundësinë që të ndikojnë pozitivisht te të rinjtë.

“Jam shumë i emocionuar të ndaj disa nga këto stile të reja, por jam edhe më mirënjohëse që mund të jem pjesë e një kauze të mirë. Do të doja që shëndeti mendor të ishte më i fokusuar kur isha adoleshente dhe shpresa ime është që ne të mund të arrijmë ata të rinj që kanë nevojë të dëgjohen dhe të mbështeten më shumë”, ka shkruar Darren.