Problemet me garat tenderuese – Vetëm në tetor, 80 subjekte ankohen në KPP, pranohen 26% e tyre

Hartimi i kriterve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 80 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat i përkasin vetëm muajit tetor të këtij viti, ndërkohë që referuar vendimmarrjeve të KPP-së, rezulton se 21 prej këtyre ankesave apo rreth 26% e tyre janë pranuar.

Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre.

Në këtë kuadër, edhe Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një rekomandim për insticuionet në drejtim të hartimit të procedurave, për shpenzimin e parave publike. Rekomandimi bazohej në verifikimin e ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara gjatë periduhës 2019-2020, ku ishin konstatuar një rë shkeljesh dhe mangësish, kryesisht në drejtim të përllogaritjes së fondit limit, por edhe vendosjes së kërkesave të veçanta të kualifikimit, që shpesh herë janë konsideruar të qëllimshme për favorizimin e operatorëve të caktuar ekonomikë dhe skualifikimin e të tjerëve.