Pse janë shtuar kërkesat e faljes nga shefat e kompanive?

Shumë prej nesh kanë diskutuar shumë nga rreziqet që mund të jenë kërcënuese gjatë vitit të ardhshëm: pandemia, problemet e zinxhirit të furnizimit dhe mbajtja e stafit. Por ajo që shqetëson shumicën është falja publike. Sjellja e keqe duhet të nxirret në dritë dhe të hetohet, sado të rënda të jenë  pasojat. Por ka disa arsye pse këto “stuhi zjarri” janë bërë më të zakonshme. Teknologjia regjistron çdo veprim tonë. Punonjësit janë bërë aktivistë dhe sigurisht është shumë e vështirë të shmangësh polemikat në Kinë.

Marrim shembullin e teknologjisë. Pothuajse gjithçka që bëjmë tani si udhëheqës, lë një gjurmë digjitale që mund të na ndjekë përsëri. Vendimi i fundit i Vishal Garg për të shkarkuar 900 anëtarë të stafit në Better.com përmes Zoom ishte e tmerrshme, dhe jo vetëm për ta.

Mesazhet private mund të bëhen publike. Chris Kempczinski, shefi i McDonald’s, kërkoi falje në nëntor pasi u bënë publike disa mesazhe që ai i kishte dërguar kryebashkiakut të Çikagos për një sulm  që kishte ndodhur në qytet. Të gjithë ishin të zemëruar. Shefi i Sweetgreen, mori kritika të shumta në fillim të vitit kur tha shtrimet në spital të shkaktuara nga Covid-19 ishin për shkak të niveleve të larta të  obezitetit në Amerikë.

Ai kërkoi falje për pandjeshmërinë e tij  ose, siç duan ta quajnë disa njerëz, përdorimin e të dhënave  dhe e cilësoi ngjarjen si një mësim. Stafi po sillet ndryshe. Sipas një sondazhi me 7,000 punonjës të kryer nga Edelman, një firmë e marrëdhënieve me publikun, punonjësit  tani me sa duket mendojnë se kanë më shumë rëndësi se klientët për suksesin afatgjatë të organizatave të tyre.

Sikur kjo të mos mjaftonte, gjashtë në dhjetë punonjës kanë zgjedhur vendin ku do të punojnë në bazë të bindjeve të tyre. Nëse punonjësit shohin diçka që nuk u pëlqen, ata kanë më shumë gjasa ta bëjnë publike.

Çfarë ndodhi vitin e kaluar?

Një grup punonjësish të Netflix organizuan festë në mes të kufizimeve duke nxitur reagime të shumta, dhe më pas ata kërkuan falje për reagimin e publikut por jo për veprimin. Bankierët në Goldman Sachs, një grup njerëzish që testojnë kufijtë e ndjeshmërisë njerëzore, publikuan një tabelë PowerPoint duke u ankuar për ngarkesat e tyre në punë. Një menaxher i shkaktoi dëme të mëdha Meta, kompania mëmë e Facebook.

Ashtu si shumë kompani, ne po shikojmë se si mund të shtrëngojmë rrjedhën e informacionit nga brenda. Por sigurisht ka një kufi. Në prill, Basecamp, një kompani softuerësh, ndaloi diskutimin e çështjeve shoqërore dhe politike në platformat e saj të korporatave.

“Ne nuk jemi një kompani me ndikim social,”shkroi një nga themeluesit. “Ndikimi ynë përmbahet në atë që bëjmë dhe si e bëjmë atë.” Një e treta e punonjësve të firmës dhanë dorëheqje dhe kërkuan falje.

Kina është një zonë problematike, veçanërisht për kompanitë shumëkombëshe amerikane që përpiqen të lundrojnë në ujërat e trazuara gjeopolitike. Në fund të dhjetorit Intel mori kritika të shumta në mediat sociale në Kinë për faktin se i kishte dërguar një letër furnitorëve duke u thënë të mos përdornin komponentë nga Xinjiang në gjysmëpërçuesit e saj.

Firma kërkoi falje dhe theksoi se po përpiqej të ishte në përputhje me ligjet në vend. Në nëntor Jamie Dimon shprehu keqardhjen se kompania e investimeve bankare JPMorgan Chase do të zgjaste më shumë se Partia Komuniste Kineze.

Në një fjalim të shefit të bankës për këtë gabim ai tha: “Nuk është kurrë e drejtë të bësh shaka ose të denigrosh ndonjë grup njerëzish, qoftë ai një vend, lidershipi i tij, apo ndonjë pjesë e një shoqërie dhe kulture”.

Pra, në prag të vitit të ri,  kini parasysh se asgjë që themi apo bëjmë nuk është private dhe përpiquni të tregohuni të mirë kuptueshëm.