Renault po sjell një super SUV krejtësisht elektrike të quajtur Austral

Brendi Renault po sjell një SUV të quajtur Austral, e cila ka një stil tejet elegant dhe vjen krejtësisht e elektrifikuar.

E pozicionuar si rivali i Ford Kuga dhe Toyota RAV4, modeli i ri Austral është i pari nga brendi Renault që përdorë platformën e re të gjeneratës së tretë CMF-CD, e cila është bashkë-zhvilluar me partnerët Mitsubishi dhe Nissan.

Çfarë duhet të dini për modelin Renault Austral?

Modeli i ri Austral do të ofrohet në shitje me dy opsione të cilat kanë sisteme full hibride, ku kombinohen motorët 1.2 litërsh me tre cilindra me një motor elektrik për të ofruar 157bhp dhe 196 bhp.

Brendi Renault pohon se ky kombinim do të ndikojë që të emitojë vetëm 105g/km të CO2-shit.

Gjithashtu do të jetë edhe një model alternativ e cila e kombinon të njëjtin motor me bateri 48V.

Por përtej pjesës së performancës, Austral menjëherë është mirëpritur për pamjen elegante e sportive që ka si një SUV.

Pjesa e enterierit do të jetë tejet e avancuar në aspektin teknologjik dhe Austral pritet që brenda pak kohe të bëhet një prej veturave më të kërkuara në Evropë!