Rriten me 26% transaksionet home banking në 3-mujorin e parë 2021

Veprimet e bankingut në distancë (home banking) u rritën ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në tremujorin e parë 2021, numri i transaksioneve home banking arriti në pothuajse 1.1 milion, me rritje 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është e konsiderueshme edhe në vlerën e veprimeve të kryera, që arriti në 277 miliardë lekë, 22% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Koncepti i home banking përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë.