Rritet tregtia me pakicë/ Shifrat e T3 2021, më të lartat në 4 vite, reflektohet rritje e ndjeshme çmimesh!

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se tregtia me pakicë ka regjistruar një rritje të ndjshme si në volum ashtu edhe në vlerë gjatë tremujorit të tretë të vitit. Indeksi i përgjithshëm i volumit të shitjeve regjistrohet në 131.4 pikë, që është edhe niveli më i lartë të paktën në 4 vitet e fundit. Shitjet me pakicë janë rritur kështu me 4.9%, krahasuar me të njëjtën periduhë të vitit paraardgës, dhe me 6.9% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Vetëm shitjet në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet regjistrohen në nëj rritje prej 3.3% tregojnë shifrat më të fundit të publikiuara nga Instituti i Statistikave.

Sa i përket grupit “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” volumi i shitjeve është rritur 2,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020. Volumi i shitjeve për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur 4,2 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve është rritur me 10,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020.

Në ndryshimin vjetor prej 4,9%, në tremujorin e tretë 2021 ndaj tremujorit të tretë 2020, në tregtinë me pakicë, grupet kanë dhë kontributin më të madh janë: “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 2,4 pikë përqindje dhe grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 1,9 pikë përqindje. Ndërkaq, grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,6 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë 2021, volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 7,6%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 3,1 %. krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur me 9,1 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht është rritur me 9,1 %, kundrejt tremujorit të dytë 2021.

Ndërkohë, shiofrat tregojën gjitashtu se në vlerë, rritja ka qenë ndjeshëm më e madhe se në volum, çka reflekton efektin e inflacionit. Sezoni veror duket se ka qenë shtysa kryesore e këtyre shifrave. Të dhënat vetëm të muajit shtator flasin për një përkeqësim të shitjeve në të gjitha grupet.