Rritje modeste e energjisë diellore – Në 9 muaj u prodhuan 30 500 MWh, 0.43% e energjisë totale të gjeneruar

Rreth 34 mijë mwh energji për 9-mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua rreth 26 mijë mwh energji. Por, ndonëse sasia totale e prodhuar është në rritje, në raport me prodhimin total të energjisë, shifrat e këtij viti flasin për një ulje të peshës së energjisë diellore.

34 306 mwh energji për 9-mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 26 321 mwh energji. Por, ndonëse sasia totale e prodhuar është në rritje, në raport me prodhimin total të energjisë, shifrat e këtij viti flasin për një ulje të peshës së energjisë diellore. Për periudhën janar-shtator të këtij viti energjia e prodhuar nga dielli përbën 0.46% të energjisë totale të prodhuar, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar përbënte 0.70% të saj.

Kjo ulje shpjegohet me rritjen e ndjeshme që pësoi prodhimi total nga hidrocentralet, kryesisht gjatë 6-mujorit të parë të 2021-it. Aktualisht, kapaciteti total i impanteve diellore të instaluar arrin në 23 MW, ndërkohë që ajo që pritet të sjellë një impakt të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, me një fuqi të instaluar prej 140 MW. Por, ndonëse autoritetet kanë deklaruar disa herë se nisja e punimeve për këtë park është gati, në terren ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret. Paralelisht, është finalizuar edhe ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Spitallë, që do të ketë një fuqi të instaluar prej 100 MW.

Shfrytëzimi i diellit si burim për prodhimin e energjisë ka një rëndësi të veçantë, pasi vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësirash pasohet me fatura tejete të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore.  Ndërkohë që, aktualisht energjia po sigurohet me çmime rekord nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për shkak të rrtijes së çmimit në Evropës, si pasojë e problemeve të furnizimit me gaz natyror , por edhe mosprodhimit të energjisë nga era si pasojë e motit.