Sabiani nuk ndalet, sapo publikoi hitin e ri muzikor, mesazh për Ilirin?

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabiani, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. Ai u rikthye në vëmendje pas pjesëmarrjes në Big Brother.

“Kush ishe ti” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artistin Petro Xhori.Një këngë që pritet të ketë goxha sukses.

Ky projekt është kompletuar edhe me videoklip me paraqitje atraktive të dyshes së njohur. Teksti është shkruar nga vet Sabiani në bashkëpunim me Anxhelo Koçin, ndërsa ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën.

Miksimi, masterizimi dhe aranzhmenti i këngës u bë nga Marenglen Boja. Emra të njohur këto për muzikën shqiptare dhe sigurisht “qershia mbi tortë” Sabi.

Protagoniste në klip është modelja Erisa Duli, video të realizuar nga produksioni MagicPro. Pamjet janë mjaft të bukura dhe kanë sjellë shumë emocione.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Sabianit. Ai ka nisur marketingun e këngës dhe nëpërmjet instagramit personal.