Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

Ndonëse e themi shpesh që pamja nuk është gjithçka, nuk mund ta mohojmë dëshirën e njerëzve për tu dukur sa më të pashëm dhe tërheqës. Gjatë gjithë kohës jemi në përpjekje të vazhdueshme për t’u duhur të tillë, por në fakt ndonjë formulë magjike nuk ka.

Një fustan i ri do t’ju bënte të ndiheshit mirë për momentin, por nuk do të mund t’ju jepte vetëbesim gjithë kohës.

Gjithsesi, ekszitojnë disa rregulla të pashkruara të cilët do t’ju bëjnë të dukeni gjithnjë tërheqëse dhe përpos kësaj, do të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.

Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

1. Zgjidhni rroba që nxjerrin në pah belin tuaj

Korsetë, rripat e mesit apo gjithçka tjetër që do t’ju nxjerrë në pah belin e bën pamjen shumë herë më tërheqëse.  Por mos harroni që duhet të ndiheni rehat me veten. Një grua nuk mund të jetë kurrsesi tërheqëse nëse nuk ndjen siguri tek vetja. Kujto gjithnjë sa e bukur je!

Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

2. Ngjyra e kuqe

E kuqja është një nga ngjyrat më pasionante. Jep idenë e një gruaje që ka besim tek vetja dhe shumë sensuale në të njëjtën kohë. Vetëm kujdes! Nëse e ndjeni që keni pasiguri tek vetja, vëmendja që do t’ju jepet mund të ketë ndikim negativ. Energjia është gjithçka!

Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

3. Takat e larta

Përveç pjesës që takat na bëjnë të dukemi më të gjata dhe më elegante, një grua që vesh taka të larta konsiderohet seksi.  Kjo bëhet edhe më tërheqëse nëse dini si ti mbani dhe të ndiheni komode me veten.

Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

4. Një fustan të zi të shkurtër

“Little Black Dress” është fustani që ju duhet patjetër nëse doni të ndiheni tërheqëse. E zeza tregon klas, sofistikim dhe personalitet.

Sekreti për tu dukur më tërheqëse qenka 5 rroba larg!

5. Funde me të çara në të

Këmbët mund të sundojnë botën. Nëse ato zbulohen  siç duhet, vëmendja është e sigurtë. Por  e gjithë kjo nuk ka sens nëse ende interesoheni çfarë ata po thonë për ju!