Shqipëria rrit varësinë ndaj importeve: 9-mujori/ Rekord të ardhurash, rriten sasitë e zhdoganuara dhe çmimet

Vendi ynë duket se vijon të rrisë varësinë ndaj importeve, duke u lënë avantazh gjithnjë e më shume ndaj prodhimit vendas dhe duke zgjeruar kështu defiçitin tregtar. Sipas të dhënave më të fundit të doganave, përgjatë periudhës Janar-Shtator të këtij vitit, të ardhurat doganore janë realizuar në masën 136.1 miliardë lek, shifra më e lartë e realizuar ndonjëherë dhe pse në një vit pandemik .

Në raport me planin,  të ardhurat rezultojnë 12.9 miliardë lek më shumë dhe rreth 26.7 Miliardë lekë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas doganave rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 83% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 17% nga rritja e çmimeve.  TVSH-ja në total, krahasuar me nëntë-mujorin 2020 ka dhënë kontributin më të madh me rreth 19.8 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:  rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm që vijnë nga shtetet e huaja;  rritja e Karburantit të importit; rritja e importit të automjeteve të përdorura; rritja nga importi i metaleve bazë; të importit të veshje, tekstile; Konstruksionet metalike; Gaz i lëngshëm,, etj.

Po ashtu një kontribut të ndjeshëm ka dhënë edhe Akciza, në 5.8 Mld lekë më shumë, që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me, rritja e importit te cigareve  dhe birrës etj.