Shtëpi mesdhetare si një skulpturë e artit bashkëkohor

E vendosur në një kodër të pjerrët, shkëmbore të mbuluar me bimësi mesdhetare, në ishullin spanjoll Majorka, u ndërtua një shtëpi e quajtur ”Can Canyis”

Kjo vilë shtrihet në më shumë se 240 metra katrorë dhe është projektuar si katër kuti skulpturore të radhitura në një kënd, njëra mbi tjetrën si një tetris

Vila në kodër ka qasje në dy mënyra: nga një shkallë spirale ose duke përdorur një ashensor në bazën që çon drejtpërdrejt në hyrjen kryesore.

Të gjitha dritaret në këtë pjesë të shtëpisë janë të lëvizshme, duke transformuar dhomën e ndenjës dhe dhomën e ngrënies në një hapësirë të jashtme, nga ku mund të hyni në pishinën pafundësisht të mrekullueshme.

Dhoma e ngrënies është e zbukuruar me një tryezë druri ngjyrë hiri dhe karrige të thurura me thupra që janë vetëm një nga pjesët e mobilieve me linja të pastra dhe të thjeshta, shumë prej të cilave janë krijuar me porosi nga arkitektët.

Zbukuruar me pllaka dyshemeje çimentoje që pikturojnë nuancat e peizazhit, kuzhina merr ngjyra tipike të traditës arkitektonike të ishullit.

Bukurisë së kësaj dhome i kontribuon gjithashtu druri që ishte atje para ndërtimit të vilës, ajo është ruajtur dhe përshtatur nga një mur qelqi që shtrihet në të gjithë lartësinë e shtëpisë.

Karakteristika e veçantë e dhomave të gjumit përbëhet nga kabina e dushit, e rrethuar nga mure qelqi si dhe elemente minimale mobiliesh që shpërndahen lirshëm në hapësirë dhe ju lejojnë të shijoni peizazhin nga çdo pikë e dhomës. Rreth kabinës së dushit janë vendosen perde të bardha për të arritur intimitetin e nevojshëm. Shatërvanët inox janë zgjedhur për kuzhinë, si dhe për çdo banjë të shtëpisë.

Në katin e dytë janë dy dhoma gjumi me banjat e tyre. Në korridorin e katit të dytë u shtruan dysheme druri, ndërsa arkitektët zgjodhën një dysheme mikroçimento për dhomat e gjumit.

Dhoma kryesore e gjumit në nivelin e dytë ka një pamje magjike të gjirit përmes një dritareje në gjerësinë e të gjithë dhomës, ndërsa anash ka dritare më të vogla që lejojnë ajrin e pastër dhe freskinë e lehtë gjatë gjumit.

Në përputhje me dizajnin e brendshëm, në anën tjetër të dhomës së gjumit u krijua një banjë e tipit të hapur, e cila ofron liri të mjaftueshme por edhe intimitetin e nevojshëm të një dushi nën qiellin e hapur.