Administrata publike do të fillojë nga java e ardhshme që të marrë 2 shtesat e pagave për muajt prill dhe maj. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj. Ministrja tha se ndërkohë do të nisë edhe zbardhja e vendimeve përkatëse ndërsa duke nisur nga qershori, pagat do të shpërndahen normalisht, me rritjen e re, konform vendimit të qeverisë.