Si të kuptoni fëmijët tuaj nëpërmjet ngjyrave?

Sipas psikologes, vizatimet kanë nxjerrë në pah të dhëna të vyera të gjërave që fëmijët nuk i shprehin dot me fjalë, si dhuna në familje apo raste të abuzimit seksual.

“Ato që fëmijët nuk i thonë dot me fjalë, për shumë arsye, i shprehin me vizatim. Edhe nga praktika, edhe nga studimet vizatimet kanë nxjerrë të dhëna të vyera. Është një rast i para pak viteve në Brazil, vajza e kishte shfaqur në vizatim rastin e abuzimit seksual me të. Vizatimi përdoret shumë jo vetëm në kontekstin terapeutik, por edhe në gjykatë, në shkollë, marrëdhënia që një fëmijë që ka me anëtarët e familjes, por edhe me veten. Kur një fëmijë vizaton veten me sy shumë të mëdhenj është një fëmijë që ka parë raste dhune. Ose kur një fëmijë vizaton familjen ndryshe nga familja e saj reale, psh pa një prind ose pa vëllain dhe motrën, tregon shumë për gjendjen e tij reale. Shtëpia gjithmonë I mësohet fëmijëve të mësohet, ka një domethënie të ngjashme me familjen, tregon strehën e ngrohtë. Dyert dhe dritaret janë ato që marrin një kuptim tjetër. Fëmijët që vizitojnë shumë dritare janë më të hapur, ato që vizatojnë pak dritare janë më të mbyllur.” shprehet psikologia.