Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se veturat Tesla

Elon Musk pëlqen të ketë fokus në diçka – dhe këtë vit, duket se mund të jenë robotët.

Ai u tha investitorëve në një thirrje për fitimet e Tesla-s, se planet e tij të reja për robotë kishin “potencialin për të qenë më domethënës se biznesi i automjeteve, me kalimin e kohës”, raporton ‘BBC‘.

Dhe se ata do të jenë shumë të rëndësishëm për të Tesla-n, mbi të cilët kompania ka punuar këtë vit.

Roboti në fjalë, pjesë e një projekti të quajtur ‘Optimus’, u shfaq vitin e kaluar – me vetulla të ngritura – nga një njeri me kostum roboti që kërcente në skenë, me performancën që u bë një meme virale në internet.

“Tesla Bot”, siç u quajt, do të përdorte të njëjtat sisteme të inteligjencës artificiale (AI) që ndihmuan në fuqizimin e automjeteve Tesla, tha Musk në ngjarje gushtin e kaluar – por asnjë prototip ende nuk është bërë.