Si të pasuroheni edhe ju nga TikTok

Shumë të rinj po arrijnë të nxjerrin fitime të mëdha nga TikTok.

Shumë prej tyre jo thjeshtë po bëjnë para, por po bëhen milionerë.

“Avionë, lule, betejat në rrjet”, këto janë termat që mund t’ju kenë rënë në vesh, e ju nuk i keni dhënë rëndësi, por të tjerët po pasurohen me to.

Mediat e huaja madje kanë zbuluar edhe çmimet e të ashtuquajturave “dhurata” që më pas kthehen në fitime monetare.

Me 30 milionë ndjekës, mund të fitoni nga 18,000 deri në 30,000 dollarë për postim. Pasi një person ka arritur 1000 ndjekës, TikTok do t’ju lejojë të pranoni dhurata nga fansat tuaj gjatë videove tuaja Live.

Dhuratat virtuale janë ikona që variojnë nga pandat tek një mbretëreshë e dramës. Secila prej këtyre dhuratave përfaqëson një shumë të ndryshme dollarësh. Pasi të keni mbledhur dhuratat tuaja, mund t’i shkëmbeni ikonat virtuale me diamante virtuale. Më pas mund t’i përdorni diamantet për të mbledhur para të vërteta duke përdorur PayPal ose një mënyrë tjetër të sigurt pagese.