Taksat mbi pasurinë e paluajtshme, kadastra fiskale gati e plotë brenda një viti

Popullimi i plotë i Kadastrës Fiskale, regjistrit qendror me të dhënat e të gjitha pronave në Shqipëri, pritet të përfundojë brenda 1 viti. Këtë e konfirmon Fran Brahimi, Drejtori i Financave Vendore në Ministrinë e Financave.

“Jemi në procesin e investimit në reformimin e takës mbi pasurinë. Po punojnë me kadastrën fiskale, aktet ligjore… Në një pjesë të konsiderueshme të bashkive, pas një viti, mund të jetë e gatshme kjo kadastër”, thotë ai.

Brahimi pret që kjo të rrisë të ardhurat e bashkive, duke konsoliduar më tej autonominë fiskale dhe financiare të pushtetit vendor. “Jam i sigurt që do të ketë impakt në të ardhurat e pushtetit vendor”.

Pavarësisht pandemisë, vitin e kaluar 33 nga 61 bashki rritën të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme dhe pritet që kadastra fiskale të çlirojë më tej potencialin e saj real.