TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ditën e sotme përmes një postimi zyrtar ka njoftuar se ka vendosur një dysheme pagash për sektorin e ndërtimit.
Në njoftim thuhet se s’do të ketë pagesa nën 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore i bën thirrje subjekteve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.
Apeli u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke pasur parasysh informalitetin dhe deklarimin e pagesës mujore. Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në:
Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listë pagesat e këtij sektori.
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi. Kujdes.
Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.


