Turizmi në Brataj, ura veneciane tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj

Larg zhurmave të qytetit, natyrë dhe ajër i pastër. Shumë shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këtë verë fshatin Brataj, ku ndodhet ura veneciane, një monument kulturor i trashëgimisë kombëtare, që tashmë është përfshirë në guidat e zonës.

Me kthimin e emigrantëve në atdhe, fshati ka marrë zhvillim.

Për të zbritur deri tek ura e Bratajt duhen pak minuta nga qendra e fshatit, ndërsa rruga paraqet vështirësitë e një rruge turizmi aventure.

Rreth 48 km nga qyteti i Vlorës, ura e fshatit Brataj daton në shekullin e 16-të. Ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvanëve me atë të Rrëzës.