TVSH, ndikim negativ në buxhet – 9-mujori, rënie me 21.8 për qind në raport me planin

Buxheti i shtetit ka mbledhur rreth 367 miliardë lekë në 9 muajt e parë të vitit, duke tejkaluar planin në masën 104.4 %. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 58.9 miliard lekë. Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9-mujorin 2021 u realizuan në masën 183.4 miliardë lekë, 22.8 miliardë ose më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.8 miliardë lekë, ose 24.3% më shumë se 9-mujori 2020, ku ndikimin më të madh e ka dhënë sektori sektori i ndërtimit dhe i shërbimimeve. Tatimi mbi të ardhurat personale ka kontribuuar në vlerën 30.2 miliardë lekë, apo 17.1 për qind më shumë se në vitin 2020, dhe nga taksat nacionale janë mbledhur 5.2 miliardë lekë më shumë krahassuar me 9-mujorin 2020, dhe në total 29.2 miliardë lekë.  Duket se negativisht në të ardhurat tatimore ka ndikuar TVSH, ku janë mbledhur 20.4 miliardë lekë, me rënie 4.8 për qind në raport me 9-mujorin 2020 dhe 21.8 për qind më pak se plani.

Tregtia, ndërtimi dhe shërbimet kanë qenë sektorët me më shumë kontribut.  Sa i takon të ardhurave doganore, në 9 mujor, u realizuan në vlerën 135,9 miliardë lekë24.3% më shumë se 9 mujori 2020, si dhe 10.2% më shumë se plani. Të ardhurat doganore të 9 mujorit 2021 janë ndikuar kryesisht nga rritja e volumit të importit,i cili ka sjellë rritje të të ardhurave.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 53% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore për periudhën Janar-Shtator 2021, e zënë 5 produkte dhe përkatësisht: karburant importi, cigarette, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, automjetet e përdorura me Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2021, arritën në rreth 403 miliard lekë me një realizim në masën 93.8 përqind të planit të periudhës.  Defiçiti rezultoi në rreth 35.9 miliard lekë.