Ujëvara përrallore me ngjyrë të gjelbër smeraldi në Slloveni

Slap Virje ofron pamje joreale dhe është një kënaqësi e vërtetë për të gjithë vizitorët të bëjnë foto nga një distancë e sigurt për kujtim

Kjo është një ujëvarë tepër e bukur në Slloveni, e vendosur nën përroin Glijun, nën shpatet e vargmaleve Kanin të cilat gjenden në Alpet Juliane në kufi me Italinë.Glijuni derdhet në ujëvarë 20 metra të gjerë dhe 12 metra të lartë përgjatë ujëvarave më të vogla të cilat përbëjnë pishinën me ngjyrë të gjelbër smeraldi shumë të bukur

Edhe pse shumicës u duket si vend i përsosur për t’u freskuar, duhet pasur parasysh që për shkak të shkrirjes së dëborës nga malet përreth uji është dukshëm i ftohtë, andaj larja nuk është e lejuar.

Edhe pse është e fshehur, Slap Virje konsiderohet ndër ujëvarat më të bukurat në Slloveni. Ndoshta ajo tërheqje i jep bukuri të veçantë.

Deri te ujëvarat mund të arrihet këmbë në njërin ndër turnetë këmbësore, me biçikletë, por edhe me veturë nëpërmjet vendbanimit Pluzinë, edhe pse rruga lokale është goxha e ngushtë.