Ulet në 4.4% norma e interesit për kreditë në euro
Normat e interesit për kreditë në euro janë ulur në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, interesat e kredisë për bizneset rezultuan 4.4 %, nga 5.4 % që ishte mesatarja e vitit të kaluar.
Kjo rënie u vu re për të tre intervalet e shumave të kredive dhënë bizneseve në euro.
“Për individët, interesat janë ulur për kredinë hipotekare në euro (3.3 % nga 4.0 %)

dhe janë rritur tek ajo konsumatore”, bën të ditur BSH-ja.