WhatsApp do të mundësojë bartjen e historisë së bisedave nga Android në iOS

“Developerët” në WhatsApp janë afër realizimit të një projekti tejet të rëndësishëm, e kjo është mundësia e bartjes së historisë së bisedave nga pajisja Android në atë iOS.

E për t’u realizuar një proces i tillë, të dy pajisjet duhet të kenë të instaluar aplikacionin WhatsApp, e procesi i bartjes së historisë së bisedave do të jetë i mundur përmes kabllos apo lidhjes me Wi-Fi.

Për shkak të punës, aplikacionet e tjera për shkëmbim mesazhesh sinkronizojnë të dhënat e përdoruesit përmes Google Drive, iCloud apo shërbimeve tjera Cloud.