Zbulohen specifikimet e telefonit të palosshëm Oppo

Oppo ka lënë të kuptohet se do të hy në tregun e telefonave rrokullisës, dhe tani specifikimet e një modeli të tillë janë shfaqur në internet.

Ne pamë një prototip të smartphonit të palosshëm nga Oppo në vitin 2019 gjersa thashethemet shfaqeshin herë pas here në periudhën në vijim. Tani, specifikimet e caktuara të kësaj pajisjeje kanë “rrjedhur” në internet.

Pajisja është e ngjashme në dizajn me Mate X2 të Huawei me një ekran OLED kryesor prej 7.8 deri në 8 inç. Ky panel do të prodhohet nga BOE, do të ketë rezolucion FHD + dhe një normë rifreskimi prej 120Hz.

Në pjesën e përparme është një kamerë selfie 32 MP, ndërsa në pjesën e pasme është sensori kryesor Sony IMX766 me 50 MP. Sensori i gjurmëve të gishtërinjve është montuar anash dhe pajisja përdor ColorOS 12 të bazuar në Android 11.