FSHZH njofton se në bashkëpunim me bashkinë Mirditë dhe Dibër kanë përfunduar përgatitjen e 2 projekteve të investimit për rikonstruksionin e Rrugës së Lurës:
- Rikonstruksioni i rrugës Perlat – Fushë Lurë.
- Rikonstruksioni i rrugës Fushë Lurë – Arras.
Sipas njoftimit në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mirëpret grupet e interesit dhe komunitetin ditën e Enjte, më datë 8 Korrik, 2021 ora 10:30, në Fushë Lurë. FSHZH bën me dije se takimi do të përqendrohet në prezantimin e projekteve nga konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM nga specialistë të FSHZH-së.