OSSH njofton subjektet se janë plotësuar kushtet teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar nga data 1 janar 2022.
Sipas njoftimit subjektet kanë mundësi të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe janë të detyruar të lidhin një kontratë furnizimi me një furnizues të ri, të licencuar që ushtron aktivitetin e tij në tregun e liberalizuar, brenda 2 viteve nga fillimi i kontratës së furnizimit nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.
OSSH bën me dije se në përfundim të kësaj periudhe, në rast se Subjekti nuk ka arritur të lidhë një kontratë furnizimi me furnizues alternativ, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në zbatim të ligjit, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
OSHE informon se afati 2 vjeçar përfundon në 1 janar 2024, dhe për të evituar situata që mund të dëmtojnë ushtrimin e aktivitetit privat, jeni të lutur të merrni masa për sa më sipër.
Këtu ndodhet linku me listën e kontratave sipas rajonit, që kanë plotësuar kushtet teknike të instalimit të sistemit të matjes për daljen në treg të liberalizuar.