Tashmë edhe Shqipëria ka një kuadër ligjor specifik për sipërmarrjet e reja, që krijohen si ‘start up’-e. Ministrja e Sipërmarrjes Edona Bilali, theksoi se ligji do t’i japë shtysë sipërmarrjeve inovatore.
Të gjitha start up-et, që do të krijohen pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit.
Deri tani në vendin tonë ‘start up’-et, janë trajtuar njësoj me bizneset e tjera. Kjo konsiderohet ndër arsyet kryesore, që pjesa më e madhe e tyre dështojnë, pa arritur fundin e vitit të parë.