Sa kushton qumështi lëndë e parë? Nga 35 lekë deri në 90 lekë/litër, informaliteti dëmton tregun

Çmimi i qumështit  lëndë e parë që tregtohet nga fermerët, varion sipas rajonit, sasisë së qumështit të dorëzuar dhe madhësisë së furnizuesit. Sipas një studimi sektorial të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe GIZ,  prodhuesit e vegjël të qumështit të lopës marrin çmimin 35-43 lekë/litër (0,28-0,35 euro), ndërsa ata të mesëm të mëdhenj çmimin 55-62 lekë/litër (0,44-0). 50 euro).

Fermerët e mëdhenj shesin me çmime më të larta sepse kanë kontakt më të ngushtë me përpunuesit e qumështit, sigurojnë qumësht të papërpunuar në sasi më të madhe me cilësi më të mirë dhe më konstante dhe sepse është më pak i kushtueshëm dhe më i lehtë mbledhja e qumështit prej tyre. Për shembull, të merresh me qindra fermerë të vegjël do të thotë të krijosh dhe të drejtosh një pikë grumbullimi (ose t’i paguash një diferencë grumbulluesit të pavarur të qumështit), të kontrollosh çdo sasi të vogël të qumështit të papërpunuar që vjen dhe në përgjithësi të investosh më shumë kohë dhe punë për litër qumësht të grumbulluar.

Qumështi i deleve mblidhet për 75-90 lekë/litër (0,60-0,72 Euro) dhe qumështi i dhisë për 50-55 lekë/litër (0,40-0,55 Euro).  Problematikat kryesore dhe sfida që ka sektori i përpunimit të qumështit janë disa. Konkretisht,  sigurimi i një fluksi mjaft të madh të qumështit të papërpunuar cilësor është problematik. Vështirësia, kostoja dhe kompleksiteti i gjetjes së qumështit me cilësi të mirë nga fermerët e vegjël po çon në rritjen e përdorimit të qumështit të papërpunuar të importuar dhe qumështit në pluhur.  Dhe e dyta lidhet me infomalitetin.

Ka një polarizim në rritje të zinxhirit të furnizimit në dy segmente gjysmë paralele:  fermerët e mëdhenj/industria e formalizuar e përpunimit nga njëra anë dhe bujqësia për ekzistencë/përpunimi informal; një ndarje në rritje në dy zinxhirë furnizimi paralel që po merr formë edhe deri në shitjet me pakicë. Polarizimi është pjesërisht i dukshëm edhe në nivelin e shitjes me pakicë,  ku produkti u shitet drejtpërdrejt konsumatorëve përfundimtarë.