Gënjeshtrat më të mëdha që thuhen për sipërmarrësit

Sipërmarrësit janë individualistë të shpejtë

Me siguri e keni dëgjuar këtë. Mos i dilni përpara njeriut të tipit të Mark Zuckerberg. Sipërmarrësit punojnë me njerëz të tjerë dhe ata nuk e sulmojnë njëri tjetrin. Kërkimet tregojnë se një sipërmarrje me dy persona është më e suksesshme se me një person. Me tre persona është akoma më mirë.

Sipërmarrësit janë të zgjuar, njerëzit me arritje më të larta
“Sipërmarrësit janë shumë të pasionuar dhe atyre nuk i intereson të kënaqin njerëzit e tjerë”. “Njerëzit me arritjet më të larta janë ata që ndjekin rregullat. Sipërmarrësit janë ata njerez që i futen shumë thellë gjërave dhe janë shumë të pasionuar pas tyre. Me fjalë të tjera, sipërmarrësit nuk mundohen të kënaqin të tjerët duke marrë grada. Ata mundohen të nxjerrin në pah çfarë është e domosdoshme.”

Sipërmarrësit janë të lindur, nuk bëhen
Është një mënyrë e mirë t’ja shpjegosh dikujt suksesin – ose të justifikohesh që se ke provuar mjaftueshëm. Mos shpreso që dikush që jep mesim tek MIT t’a besojë. ‘Ose e ke ose se ke – nuk ka të dhëna që e tregojnë këtë. Sa më shumë kohë të jesh sipërmarrës aq më shumë ke mundesinë për të qenë i suksesshëm. Kështu që ju mësoni duke e provuar. Nuk do të thotë që do të jeni të suksesshëm sepse prindërit e tu ishin.

Sipërmarrësit nuk janë të disiplinuar

Kjo është një nga gjërat që sipërmarrësit duan t’a vendosin si të katërtën për veten e tyre. Ata janë të disiplinuar – nuk është vetëm disiplinë e tipit me këmishë të bardhë dhe kostum të zi e parë në kompanitë e stilit të vjetër. ‘Për një sipërmarrës,është e tipit që në qoftë se unë nuk dërgoj produktin, të marr paratë dhe të jem i sigurtë që klienti është i lumtur që unë të shes më shumë, unë nuk do të bëja pagesat as këtë javë, as javën që vjen, as mbas dy javësh. Kjo sjell një nivel vetë-disipline që është e një niveli shumë të lartë.