Si të mobiloni këndin e leximit apo studion për të qenë sa më të përqëndruar e produktivë

Në varësi të hapësirës që ke në shtëpi, mund të kompozosh këndin e leximit me divan apo kolltuk, duke I shoqëruar me llampën e duhur ose me ndonjë tavolinë të bukur.

Për të shijuar nëj libër të bukur në këndin e leximit nuk duhet të mungojnë një divan apo kolltuk dhe padyshim abazhuri i duhur. Nëse hapësira e lejon mund të vendosim ndonjë tavolinë, console apo raft muri. Ka disa mundësi për të arredur në mënyrë perfekte këndin tuaj të leximit. Divani për një comfort maksimal, tavolina me rrota për të spostuar me lehtësi vëllimet, mobilje që mund të funksionojnë si ndarës por dhe si raft ku të vendosim libra dhe revista.
Mundësitë janë të shumta, për stinën e dimrit dhe të verës, për shtëpinë e pushimeve apo për shtëpine e qytetit. Ju ngelet jut ë përdorni fantazinë dhe të inspiroheni nga shembujt tanë.