Rrugëtimi ekoturistik Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivicë

Për një udhëtim ekoturistik që nis nga Bënça e bashkisë Tepelenë, për të “eksploruar” hapësirën gjeografike Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivicë; sigurisht që nuk të mjafton një ditë.

Por nuk mund të hysh në luginën e Bënçës, pa u mahnituar me Urekanalin (Akuaduktin) e Ali Pashë Tepelenës, një vepër e periudhës së pashallëkut të Janinës, me dy kate: kati i parë ku kalonin njerëz e kafshë dhe kati i dytë: ku qarkullonte uji për të ujitur arat e pakta të këtij fshati me emër, edhe gjatë dekadave të fundit për shkak të polifonisë së njohur të Grupit të Bënçës.

Fare pranë Urëkanalit mund të shohësh nje objekt interesant të kultit bektashi, me gurë të gdhendur i quajtur nga vendasit : Mekami.

Por në hyrje të Bënçës kur pejzazhi të shfaqet si një tablo e gjerë kalimtari mund të shohësh një vilë dykatëshe ndanë rrugës automobilistike. Lexon: EKOVILA me shkronja të gdhëndura me gurë lumi si një mozaik. Aty mund të takosh ideatorin e Ekovilës, Sheme Meçaj, i cili këtë mrekulli e ka qëndisur, si Pëlhurën e Penelopës, ditë pas dite e muaj pas muaji, prej gati 10 vitesh me gurë të mbledhur në zajet e lumit alpin të Bënçës. Sipër ka dy-tre dhoma për akomodim, poshtë, një bar të thjeshtë ku të servirin kafe dhe dhallë dhie.

Ky oaz quhet EKOVILA edhe për shkak të dhjetra lloje bimësh, pemësh frutore, një parku me bletë dhe të një kopsht botanik të vërtetë që ka. Fasadat, harkadat, korridoret e rrugicat e kalimit gërshetohen me mozaike pa fund dhe ide të flaorës dhe faunës malore të këtyre anëve. Zbret shkallaret përmes një tuneli të gjelbër me hardhi dhe del në Shesh i Miqve, i “pagezuar” kështu nga Shemja, ku prehen miqtë, dhe ku një objekt një katesh i tëri i dekoruar me mozaikë, të mbërthen nga kureshtja…..Kudo, duart e mjeshtrit të gurit, Sheme…

Bujtina e veçantë…Kampingu “Lekdushi”. Origjinale, e emërtuar “Vllaqiko”, sipas tipoligjisë së moçme.

Ndërtimi me kashtë, me një termoizolim të habitshëm, edhe kur jashtë bie borë edhe kur dielli i verës të djeg si saç…Ku mund të dëgjosh gjuhët e vizitorëve ..anglisht…italisht…suedisht…spanjisht…danisht..

….Dyshekë brenda kasolles “Vllaqiko” dy sherqë (bruca) ….diku nje dybek…Pamje bukolike naimjane, ekzotike, baritore.

Sa ke përfunduar kalimin në një rrugë ende të pashtruar malore po mjaft të mirë mes maleve dhe ke lënë pas Kullat e Lerës dhe me tej në sfondin gri Coçkon (vendin e dimerimit të bagëtive të imta. Aty mund të dallosh nga larg edhe Shpellën e Bilbilenjve) ; ke kaluar mbi Fshatin e Vjeter (toponim/Lekdush) dhe ke lene pas shpine Gerxhunin,; kur, papritur te shfaqet një tableë shqip-anglisht . Makina tani hyn çuditerisht befas në sfalt të vijezuar si në qytet, nga Lekdushi në Nivicë…!

Ideja e Nikut. Ende pa e përfunduar investimin origjinal, ka zgjuar kërshërine e dhjetëra turistëve vendas e të huaj që frekentojnë Kurveleshin e Sipërm në itinerarin jugor: Tepelene-Bënçë ( 6,5 km )-(“Ekovila” e Sheme Meçajt-Urekanali (Akuadukti i Ali Pashë Tepelenës) -Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivice.

Ujëvara e Peshtures (Lekdush ) Kanionet e Gures (Progonat) , kanionet e Stomiries si të lara me dyll të kuqërremtë (unikale në botë), kanionet e Nivices, Shpella me Qiell (Nivice), Kalaja antike (Nivice), Kroi i Zotnise (Llufe-Rexhin), kantina “Xhebro”(Llufe), bora ne Kandrevice….Sheshet e Nikes (Llufe)…Si në një përrallë edhe me ushqimet bio…..të kësaj ane e shumëçka tjetër; janë vetëm disa, nga visaret e këtyre anëve…