iPhone vjen edhe me një ngjyrë tjetër këtë vit?

Apple mund të jetë duke punuar për një ngjyrë të re të iPhone “për t’ju tunduar” këtë vit.

Siç edhe është bërë e ditur, gjiganti i teknologjisë pritet të lansojë iPhone 14 më vonë këtë vit – me një surprizë të veçantë.

Ne presim katër modele: iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Dhe një ngjyrë e re pritet të shtohet për modelet iPhone Pro: Vjollce.