Tejkalimi i shifrës së 1 milion abonentëve në YouTube është një moment historik i madh dhe, në terma praktike, shpesh nënkupton që një krijues mund të fitojë “paratë për jetesë” nga platforma.
Krijuesit e YouTube fitojnë para në disa mënyra, por paratë nga reklamat që shfaqen në videot e tyre zakonisht përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre.
Për të filluar të fitojnë para direkt nga YouTube, krijuesit duhet të kenë të paktën 1000 abonentë dhe 4000 orë shikimi gjatë vitit të fundit.
Pasi të arrijnë atë prag, ata mund të aplikojnë për Programin e Partnerëve të YouTube, i cili i lejon ata të fillojnë të fitojnë para nga kanalet e tyre përmes reklamave, abonimeve dhe anëtarësimeve në kanal.










