U përfol për Diona Fonën, Andi Artani tregon se a është në lidhje dashurie

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “#gjesi” në T7, ku rrëfeu shumë gjëra nga jeta e tij personale dhe planet e tij në vazhdim.

Andi është mjaft i komentuar si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe nëpër media rozë, lidhur me jetën e tij private dhe thashethemet për një lidhje të mundshme me këngëtaren, Diona Fona.

Lidhur me ketë, ai zbuloi se a është për momentin në një lidhje dhe se a ka flirtuar me ndonjë nga personazhet e njohura.