Kujdes! Rreziku nga materialet e hakerave: Si mund t’ju vjedhin të dhënat e telefonit apo kompjuterit

Në fundivitin e 2021 në telefonat celularë të shqiptarëve në kohë rekord filloi të shpërndahet lista e pagave.

Kurioziteti bëri që të gjithë ata që kishin një telefon celularë smart, apo një kompjuter të shkarkonin dokumentin në formatin e exelit me qëllimin e vetëm që të zbulonin pagat e të tjerëve.

E njëjta gjë ndodhi edhe me listën e targave të automojeteve, numrave telefonik apo dhe dokumenteve zyrtare. Sa herë që grupet e hakerave iranianë ushqenin shqiptarë me informacione apo dokumente qeveritare, aq herë shqiptarët i kanë shkarkuar këto të dhënat në telefonat e tyre duke ia dërguar njërit-tjetrit.