“GELD TRADE” dhe shkolla profesionale “Pavarësia” dhurojnë kompjutera për shkollat dhe për drejtorinë arsimore Vlorë-Himarë

Kompania GELDTrade në bashkëpunim me shkollën profesionale “Pavarësia”  kanë dhuruar disa kompjutera në drejtorinë arsimore Vlorë-Himarë.

Në bashkpunim me nxënësit e shkollës, i kanë formatuar kompjuterat me programet bashkohore.

Këta kompjutera janë vendosur tek shkolla 9-vjecare “24 Maji” Vlorë dhe tek gjimnazi “Jani Minga” Vlore.

Kompania GELDTrade do të investojë në vazhdimësi në praktikat e nxënësve në fushën e teknologjisë në qytetin e Vlorës.