Takimi i Kryeministrit Edi Rama me Changpeng Zhao kreun e kompanisë më të madhe të monedhave digjitale në botë ‘Binance’, ka nxitur shumë diskutime në komunitetin shqiptar të kriptoentuziastëve, në një kohë që nuk kanë munguar as teoritë konspirative.
Sipërmarrësi i kriptovalutave Eni Shtini thotë se Zhao mbërriti në Shqipëri pas një vizite në Greqi e Qipro, dhe përreth takimit dihet shumë pak.
Por përtej hamendësimeve, Shtini shpreson shumë që në atë takim Kreu i Qevrisë të ketë kërkuar asistencë nga miliarderi i kriptovalutave, qoftë sa i përket legjislacionit shqiptar ashtu edhe në pëmirësimin e standardeve profesionale të administratës publike në këtë fushë.
Shtini thotë se nga trazirat e fundit në botën e kriptovalutave janë ekspozuar një numër i konsideruar shqiptarët të cilët kishin investuar përmes platformës FTX, e cila tashmë ka nisur procedurat e falimentit.