Konsulentët e marketing-ut të GeldTrade na bëjnë me dije se evulucioni në fushën e ekonomisë po rrjedhë shumë shpejtë vitëve të fundit, dhe po vazhdon të bëhet përherë dhe më i shpejtë. Zhvillimet teknologjike, nderhyrja e digjitalizimit në jetët tona e ka ndërruar 100% mënyren e të bërit biznes.
Sot çdo gjë funskionon ndryshe në krahasim me kohën kur mungonte digjitalizimi. Mënyra e organizimit, prodhimit, marketingut dhe shitjes, çdo cikel nëçdo bisnes ka ndryshuar.
Në hap më të madh po levizë mënyra e marketingut, dhe metodat e shtijes që po vijnë në shprehje si pasojë e ndryshimit të marketingut dhe digjitalizimit.
Marketingu digjital është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm për çfarëdo lloji të biznesit. Nuk mund të paramendosh suksesin e një biznesi, sado i nëvojshëm të jetë pa një strategji marketingu, që kuptohet është digjitale.
Kompanitë nëpër botë por edhe në vendin tonë tashmë kan parë nevojën dhe rëndësinë e marketingut digjital, dhe kan filluar ti rrisin investimet e tyre në këtë fushë duke filluar ta niglizhojnë marketigun traditcional.
Statistika të sakta, targetim global dhe shumë specifik, intervenim i menjehershëm, interaktivitet, identifikim i lehtë, raporte të shpejta dhe të sakta, filtrim i lehtë, mundësi më të mëdha të prezentimit të produkteve, e shumë e shumë veti të tjera që e bëjnë të domosdoshëm markeingun digjital, dhe shumë ma të nëvojshëm se sa marketingun traditcional.
Si mund ta masesh se sa veta e kanë parë reklamen në television, çfarë moshe e ka parë atë reklam, çfarë gjinie, apo më e rëndësishmja si mund ti dëgjosh dhe ti përgjigjesh pyetjeve që i bën shikuesi ?
Për të gjitha këto pamundësi të ofron zgjidhje marketingu digjital, dhe në kosoto është shumë më i lirë.
E mos të flasim për radio, apo edhe gazeta të shtypura, ku ti nuk e ke idenë, sa herë është parë një rekalam, cilat kan qenë reagimet, kush e ka parë apo dëgjuar e të tjera.
Vlenë të ceket fakti që kohën e lirë shumica e njerezve e shfrytëzojnë në internet përmes telefonit, si email, social media, lajme, duke lenë anash TV, Radio e të tjera. Por edhe nëse bëjmë ndarje në mes të paisjeve me të cilat përdoret interneti, telefoni prinë para destkop dhe tablet.
Ueb faqet, profilet në internet, video, reklamat, artikujt e sponsorizuar, SEO, social media, video Lives, notifications e shumë e shumë forma të tjera që bëjnë pjesë në marketingun digjital janë krejt çka të duhet për të dëshmuar dhe vënë në pah një produkt, një kampanjë, apo një fushatë të çfarëdo lloji biznesi.
Marketigu digjital po ecë në hapa të shpejtë, dita ditës po dalin mundësi të reja si intelegjenca artificale, kërkimi më zë, online chat e shumë metoda të reja që shërbejnë të njoftosh audiencen tënde dhe të rrish afër tyre në çdo kohë.
Nuk ka dilema më se cili është marketingu që duhet ta aplikosh, dilema është cilin instrument të marketingut digjital kue dhe ku ta përdoresh.









