Shpallet tenderi për rikonstruksionin e Bujqësorit – Fondi 287 milionë lekë

Agjentët e konstruksionit të GeldTrade na bëjnë me dije se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpallur një tender me fond 287 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky fond do të vihet në dispozicion të Rindërtimit të Godinës së Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Koha brenda së cilës projekti do të ekzekutohet tërësisht është 18 muaj, sipas specifikimeve të tenderit. Projekti parashikon punime ndërtimore, punime murature, punime betoni, çatie, izolimi, punime rifiniture, instalime elektrike, sistem ngrohje, mbrojtje nga zjarri, etj.