Pas daljes së Efit, banorët mendojnë se Luizi është “dobësuar” dhe se ka hequr dorë nga loja brenda shtëpisë së Big Brother.
Edhe kur Efi ishte brenda në shtëpi, grupi i Oltës mendonte se ajo e fuqizonte Luizin dhe se ishte e vetmja që i dilte në mbrojtje atij.
Por, që prej elminimit të Efit, dje dhe sot, grupi i Oltës ka nisur të ngacmojë Luizin, ndonëse ky i fundit nuk është marrë fare me to.
Duke biseduar me Armaldon dhe Valbonën, Luizi i tha atyre se grupi i Oltës mendon se ai ka dalë jashtë loje, por ai thjesht nuk i përgjigjet, pasi për momentin nuk ka dëshirë të merret me to.










