Aston Martin përgatit makinën e saj të parë elektrike

Aston Martin nuk do të mbetet prapa në garën drejt elektrifikimit, dhe duke mos vepruar si disa marka të super-makinave, ka vendosur që ka ardhur koha që të sjellin në treg makinën e tyre të parë tërësisht elektrike. Gjatë prezantimit të fitimeve, kryetari i bordit të Aston Martin konfirmoi se kompania është duke e rinovuar portfolion e saj ekzistues të modeleve të saj, me makinat e para të “rifreskuara” që pritet të arrijnë tek klientët gjatë vjeshtës.

Aq shumë sa na pëlqen Aston Martin dhe të gjitha krijimet e saj, informatat që na interesojnë më së shumti janë ato në lidhje me planet e saj të elektrifikimit. Lawrence Stroll, i cili është kryetar i bordit të Aston Martin, njoftoi se kompania do sjell portfolion e “rifreskuar” të tre modeleve të saj kryesore me Aston Martin-in e parë elektrik në eventin Capital Markets Day. Data e saktë nuk është konfirmuar ende, por dihet që eventi do të mbahet gjatë verës.

Kompania planifikon që të prezantojë një makinë hibride së bashku me një veturë sportive tërësisht elektrike. Mbetet për t’u parë se nëse makina e përmendur hibride është modeli aktual i hiper-makinës me 937 kuaj fuqi. Makina Valhalla përdor një sistem elektrik që buron nga Mercedes, së bashku me motorin V8 me 4 litra me turbo të dyfishtë – rezultatet e këtij kombinimi janë 349kMh shpejtësi maksimale dhe arritje të shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 2.5 sekonda

Nëse kthehemi tek njoftimet e mëparshme të Aston Martin në lidhje me makinat elektrike, zbulojmë se në vitin 2021 kompania kishte për qëllim të prezantonte dy modele tërësisht elektrike. Këto makina ishin menduar që të jenë një makinë sportive dhe një SUV. Kompania planifikoi të rifillonte Rapide E si dhe të rikthente Lagonda-n si një markë tërësisht elektrike.

Aston Martin është takuar me furnizuesit e saj në fillim të muajit të kaluar në një përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie më të forta me ta. Kompania ka një plan ambicioz për të nxjerrë një portfolio modeli krejtësisht të re brenda 18 muajve të ardhshëm dhe të paktën një makinë elektrike do të jetë pjesë e saj.

Kompania nuk ka ambicie të prodhimit me vëllim të lartë, ajo planifikon të shesë rreth 7,000 makina këtë vit, por çmimi mesatar i çdo automjeti të shitur është shumë më shumë se 200 mijë euro. Për krahasim, Ferrari shiti 11,155 vetura në vitin 2022, kryesisht falë tregut të tij në rritje në SHBA. Nëse Aston Martin ua prezanton klientëve makinën e saj elektrike së pari, ai do të mund Ferrarin dhe Lamborghinin.