Durrës/ Hapet tenderi për rrugët urbane dhe rurale në 2021

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se ndërmarrja Rruga Durrës ka shpallur një tender me fond 34.9 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Fondi do të shkojë për blerje asfati për rrugë urbane si dhe për rrugë rurale, për vitin 2021. Sipas detajeve të tenderit, afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri më 24 shkurt. Nga ana tjetër, procedura do të manifestohet brenda 5 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Ndërmarrja e Rrugëve, Durrës, zhvillon aktivitetin në të gjithë qytetin, përkatësisht për zonën e Spitallës, Plazhit si dhe Shkozetit.

GELDTrade.al